Google ADS

Mësoni se në çfarë gjendje është ekipi i filmit “SHOK”?

19:45 | 28 Shkurt 2016
Arbresh.info

Rreth orës 03:30, me orën lokale në Kosovë, do të mund të dihet fituesi në ceremoninë “Oscars”. E mundësitë që këtë fat ta ketë filmi “SHOK” duket se janë të mëdha. Krejt kjo bazuar në debatin e madh që ka ngjall ky film, i cili në vete ka historinë e dhimbshme të luftës në Kosovë. Për ekipin e filmit atje, veç kanë nisë emocionet e mëdha. Këtë e tha në një intervistë për KosovaPress, edhe drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku.

Përmes telefonit, ai ka treguar se “janë shumë në siklet” disa orë para fillimit të ceremonisë.

“Ka shumë emocione në ekip. Pas krejt këtij muaji që filmi ‘Shok’ e ka përcjell tregimin e Kosovës në krejt botën, të gjitha mediat kanë shkruar, është presion i madh për krejt neve këtu. Por, cili do që të jetë rezultati, jemi krenar me të arriturat e filmit. Sepse, ky film e rrëfen një tregim të luftës që ndoshta bota e ka harru tregimin e Kosovës”, ka thënë Zharku përmes telefonit.

Ai, dhe gjithë ekipi i filmit “SHOK”, ndjehen shumë të lumtur për reagimet pozitive që kanë dalë për këtë film, nga shumë media vendore e ndërkombëtare.

Një pritje kaq e mirë për mënyrën e realizmit të këtij filmi, i bënë ata të rrisin shpresat për t’u shpallë fitues të çmimit “Oscar”.

“Na kanë fut në presion më të madh. Janë anëtarët e akademisë ata që e vendosin fituesin. Fakti që kanë shkruar shumë të gjitha mediat, neve na janë rritë shpresat për fitore. Por… jemi në siklet”, ka shtuar Zharku.

E për dy djemtë e rinj, Andin dhe Lumin, protagonistë të filmit, Zharku tha se gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë të mrekullueshëm dhe kanë përcjellë një mesazh shumë pozitiv tek të gjithë njerëzit me të cilët janë takuar gjatë javës atje.

Sipas Zharkut, ata janë adhuruar nga të gjithë njerëzit që tashmë e kanë parë filmin.

“Ata janë yjet e ceremonisë”, ka thënë Zharku.

Zharku bëri të ditur se diku rreth orës 03:30, me kohën lokale në Kosovë, do të mund të dihet për fituesin e çmimit

Për të parën herë, Kosova është pjesë e ceremonisë së madhe “Oscars”, e kjo po bëhet me filmin “SHOK”.

Ky film, që nga nominimi për në “Oscars”, ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave, vendore e ndërkombëtare, duke u cilë suar si favorit i kategorisë “Best Live Action Short Film”

Sonte, më fillim nga ora 00:00, pas mesnate, qytetarët e Kosovës do të mund të përcjellin ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme