Sot, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, mbush 85 vjet.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Vlora Dumoshi në emër të institucionit dhe në emër të kulturës në Kosovë, i ka uruar ditëlindjen shkrimtarit , kolosit të letrave shqipe dhe jo vetëm, i cili me krijimtarinë e tij ka arritur të tejkalojë kufijtë kombëtarë për t’u bërë një shkrimtar i përmasave botërore.
Kadare, mbetet gjeniu artit letrar që ka pasqyruar zhanre të ndryshme të prozës, pa lënë anash as poezinë, më të cilën edhe nisi rrugën e tij si shkrimtar. Laureat i shumë çmimeve vendore e ndërkombëtare, Ismail Kadare, mbetet krenaria dhe simboli i artit letrar shqiptar në Botë.
Kadare, përmes krijimtarisë ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh të prezantimit të kulturës dhe identitetit shqiptar në Botë. Është autori më i përkthyer shqiptar në Botë dhe kjo tregon për gjenialitetin e tij në krijimtarinë letrare.
Urime 85 vjetorin, shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare. Korpusi i madh i krijimtarisë së tij vazhdoftë edhe më tej, krahas shëndetit që urojmë ta ketë edhe gjatë. /arbresh.info/
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...