Aktori dhe regjisori kosovar Mentor Zymberaj së fundi u kthye triumfues nga festivali i monodramës “Imagio Mundi” që u mbajt në Rumani.
Shfaqja e tij “Aktori në kuti” u shpall më e mira e edicionit të sivjetmë të këtij festivali.
Ai u shpreh tejet i kënaqur që kjo shfaqje mori kritika të mira në këtë festival, pjesë e së cilit ishin shfaqje nga vende të ndryshme të botës.
“Aktori në kuti” është një shfaqje me një rrugëtim të gjatë, e shpërblyer me rreth 20 çmime, u shpreh Zymberaj i cili qe i ftuar në studion e emisionit “Express”.
Shfaqja është shkruar dhe luajtur nga vet aktori, i cili po ashtu ka bërë regjinë e saj.
Për më shumë për këtë prezantim të shfaqjes, pritjen që i është bërë asaj në këtë shtet që akoma nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës, por edhe planet në të ardhmen ndiqeni intervistën e aktorit dhe regjisorit Mentor Zymberaj, i cili njihet si një aktor i monodramave.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?