Të rinjët e Prishtinës sot në sheshin kryesor të qytetit kanë treguar më shumë rreth gjurmime arkeologjike, konzervimit dhe restaurimit, si dhe trashëgimisë kulturore.
Ata me rastin e “Ditëve të Rinisë”, të organizuar nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Prishtinë, kanë gjetur sheshin që të pikturojnë, ku më pas do të hapet një ankand dhe mjetet e grumbulluara do t’i dhurohen SOS Fshatit dhe Shoqatës së Verbërve të Kosovës.
Me këtë rast, Fitore Pacolli, shefe e kabinetit të kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se prioritet i komunës është rinia dhe aktivitete të cilat kanë të bëjnë me rinin.
“Ne si Komunë e Prishtinës prioritet e kemi rininë, aktivitet e të cilat kanë të bëjnë me rinin. Siç e dini ne kemi dhënë bursa për studentët të cilët janëstudent të talentuar, muzikantë të talentuar, ia vlen të përmendi emrin e Liburn Jupollit i cili tashmë është duke studiuar jash të vendit. Pra, ne përkrahim zhvillimin e rinisë, zhvillimin e të rinjëve. Pra, në këtë mënyrë unë iu informoj juve që ju te vini të aplikoni qoftë për bursa nëse keni talent për ndonjë gjë, nëse jeni shumë të suksesshëm në shkollë, duhet të aplikoni për bursa nëse jeni të interesuar të studioni jashtë vendit, Komuna e Prishtinës i përkrah”, tha Pacolli.
Kurse, përfaqësuesi i Muzeut të Kosovës, njëherësh edhe koordinatori i ngjarjes, Fatmir Hoxha tha se ka filluar një program i ri i edukimit medial me qëllim të edukimit të të rinjve më shumë rreth muzeut.
“Ministria e Kulturës dhe Muzeu i Kosovës kanë filluar realisht program të ri i cili quhet Edukimi Muzeor dhe përmes këtij aktiviteti ne jemi munduar që të ofrojmë program të larmishëm në fushën e e dukimit për të rinjtë e Kosovës e sotjemi në kryeqytetin e Kosovës, pra në Prishtinë, siç po e shihni rreth nesh janë vendos shumë stacione me aktivitete duke silluar nga aktiviteti që ka të bëjë me gjurmime arkeologjike, pastaj aktiviteti i konzervimit të restaurimit, pjesa e turizmit kulturor dhe e leximit të tregimeve mbi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore”, tha Hoxha.
Ai po ashtu ka shtuar se për ditën e rinisë,Muzeu i Kosovës do të hap një ankand të pikturave, ku mjetet e grumbulluara nga shitja e tyre do t’i dhurohen SOS Fshatit dhe shoqatës së verbërve të Kosovës.
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...