Artistja e madhe shqipëtare Eda Zari më datën 27 mars do të hap një ekspozitë në Prishtinë.
Kjo ekspozitë titullohet “Inside of outside” ( Brendësia e së Jashtmes) dhe është e mbështetur nga Ministria e Diasporës.
Sipas një komunikatë të kësaj Ministire në një instalacion artistik ndryshe nga të tjerat, Eda do të ekspozojë katër cikle fotografish, ku mbizotëron fotografia bardh e zi, dhe atë; 1. Street Photography (Fotografi të Rrugës) 2. Doors of Deception (Dyert e Mashtrimit) 3. Genders (Gjinitë) dhe 4. The ëorld through the eyes of a child (Bota shikuar nga sytë e fëmiut).
“Synimi i kësaj ekspozite njëkohësisht është që të promovojë peizazhin, vendet dhe njeriun në trojet Shqiptare, me tërë qetësinë, bukurinë, ashpërsinë, konfliktet, problematikat, nostalgjinë, mbarësinë – duke gjetur në formë homogjene një paralele të jetës me njeriun e botës përtej kufijve tanë”, thuhet në komunikatë.
Gjatë ekspozitës do të performohet edhe instalacion muzikor, ndërsa ekspozita do të jetë e hapur prej 27 marsit deri më 2 prill në Teatrin Oda, ndërsa më vonë do të zhvendoset në Tiranë.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...