Më 2 shtator, në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, do të fillojë edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë, ideator i të cilit është poeti i njohur Fahredin Shehu.Në këtë aktivitet, që synon të jetë i përvitshëm, do të marrin pjesë poetë nga vende të ndryshme të botës.
Sipas organizatorit të festivalit, Fahredin Shehut, ky qytet do të jetë pikë reference për shumë poetë të përzgjedhur të klasit botëror, përfaqësues më të spikatur të vendit të tyre të origjinës. Deri më tash pjesëmarrjen në këtë festival e kanë konfirmuar rreth 20 poetë nga vende të ndryshme të botës përfshirë edhe ata nga vendi.
Lista e pjesëmarrësve përfshinë poetë nga një hapësirë gjeografike e gjerë që nga vendet e Evropës si Gjermania, Zvicra, Belgjika, Britania e Madhe e Norvegjia e deri te Turqia, Japonia e Australia e largët. Nga Kosova pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Besa Hoxha Beqiri, Sali Bashota dhe Donika Dabishevci, ndërsa nga Shqipëria, Olimbi Velaj.
Festivali do të hapet pasditen e 2 shtatorit në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec më ceremoninë solemne që do të nisë në orën 16:00. Ndërsa më 3 shtator në Parkun e Qytetit, do të mbahet maratona poetike, e cila fillon në orën 20”00. Festivali Ndërkombëtar i Poezisë në Rahovec mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës dhe disa sponsorë të tjerë.
Kurti: Kosova drejt hapjes së fabrikës për prodhim të munici...
Kurti nënshkruan vendimin për nisjen e procedurës për hapje ...
Dokumentari i Toni Kukës, Hovenier: Përkushtimi i tij e vend...
Liderët botërorë mirëpresin armëpushimin në Liban
”A je ka do me m’rreh, a çka?”, Driloni pyet Anisën – kjo i ...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse ka ngrënë vetëm peshk dhe...