Google ADS

Më 10 qershor do të promovohet libri “Lëvizjet studentore për Republikën e Kosovës”

09:58 | 9 Qershor 2021
Arbresh.info

Në prag të Ditës së Çlirimit, është njoftuar se do të promovohet libri “Lëvizjet studentore për Republikën e Kosovës” nga Atdhe Hetemi, shkruan arbresh.info.

Promovimi i librit do të bëhet nesër, më 10 qershor, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.

Do të ketë bashkëbisedim me autorin si dhe me Gëzim Selacin e Shemsi Krasiniqn, profesorë në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës./arbresh.info/