Mbrëmë është mbajtur edicioni i 27-të i festivalit “Zambaku i Prizrenit”

11:02 | 26 Qershor 2015
Arbresh.info

Festivali shumë i njohur “Zambaku i Prizrenit”, ka përfunduar me sukses mbrëmë në qytetin e bukur të Prizrenit.

Edicioni i 27 i këtij festivali ka mbledhur emra shumë të njohur të artistëve nga Kosova e Shqipëria.

Përcjellur nga orkestra e RTK-së, artistët kanë performuar live dhe nga juria profesionale në krye me Reshat Randobravën ka nxjerrur këta fitues:

Kënga “Dashuri ku je?” e Ylber Asllanajt, me tekst të Shefqet Gjocajt, interpretuar nga Saranda Alija është zgjedhur si kënga më e mirë e publikut, duke i fituar trofetë “Zambaku i Argjendtë”  dhe “Mikrofoni i Artë” , kjo këngë ka fituar edhe çmimin e parë të Jurisë Profesionale.
Çmimin e dytë të Jurisë Profesionale e ndanë dy këngë, “Pa ty” që kishte për autor dhe tekstshkrues Naim Krasniqin dhe u interpretua nga Neda Gjuriqi dhe “Kjo melodi” e Leonard Canhasit, me tekst dhe interpretim të Jehona Lumit.


Dy këngë e kanë ndarë edhe çmimin e tretë të Jurisë Profesionale, “Slatke tajne Šadrvana” e Shefqet Hoxhës, me tekst të Kanita Alijagic dhe interpretim të Šaćir Ameti, si dhe “Qyteti i dashurisë” e Astrit Stafajt, me tekst të Ardit Stafajt dhe interpretim të Denik Prizrenit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme