Google ADS

Mbetjet më të vjetra të njerëzve të Amerikës janë shkatërruar nga zjarri në muzeun e Brazilit

11:22 | 6 Shtator 2018
Trina Galanxhi

Kafka e Luzisë, gruas që jetoi mbi 11.000 vjet më parë, që ishte ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Brazilit së bashku me 20 milionë objekte tjera, janë zhdukur.

Një zjarr shkatërrues në Muzeun Kombëtar në Rio de Janeiro, Brazil ka të ngjarë të ketë rezultuar me shkatërrimin e mijëra artefakteve tepër të çmuara historike. Një nga pjesët më të çmuara është kafka e Luzisë, mbetja më e vjetër njerëzore e zbuluar ndonjëherë në Amerikë, transmeton portali arbresh.info

Autoritetet ende janë duke hetuar shkaqet e zjarrit, por mbetjet delikate të Luzisë 11.500 vjeçare kanë gjasa të jenë një nga shumë sendet që do të zhduken.

Institucioni 200-vjeçar u themelua në vitin 1818 nga mbreti João VI i Portugalisë dhe u zhvendos në vendin e tij të tanishëm në 1892. Muzeu i kthyer në pallatin trekatësh, 10.000 metra katror, dikur ishte vendbanimi i Mbretit Joao VI, si dhe të dy perandorëve të Brazilit.

Në mes të këtyre artefakteve ishte edhe një numër i mumieve egjiptiane, meteori më i madh i zbuluar ndonjëherë në Brazil dhe vepra tjera të pazëvendësushem.

Ministri i kulturës i Brazilit, Sérgio Leitão, i tha gazetës Estado de S Paulo se zjarri ka mundësi që të jetë shkaktuar nga një qark elektrik.

Sipas The Guardian, buxheti i muzeut kishte rënë nga rreth 130,000 dollarë në vitin 2013 në rreth 84,000 dollarë në vitin 2017. Pavarësisht, muzeu në fakt kishte siguruar rreth 5 milionë dollarë për rinovim, por që nuk ishin përdorur asnjëherë.

Disa spekulojnë se ky dështim për rindërtimin e muzeut lehtësoi zjarrin.

Edhe pse Presidenti i Brazilit Michel Temer ka njoftuar se muzeu do të rindërtohet./arbresh.info/

https://twitter.com/matthewchampion/status/1036920107258322945?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1036920107258322945%7Ctwgr%5E373939313b636f6e74726f6c&ref_url=https%3A%2F%2Fallthatsinteresting.com%2Fbrazil-museum-fire

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme