Shoqata “Malësia e Madhe” njofton komunitetin shqiptar në Nju Jork dhe të gjithë të interesuarit e tjerë, se organizon orë përkujtimore me rastin e vdekjes së piktorit të madh shqiptar, akademik Gjelosh Gjokaj.
Gjokaj u nda nga jeta më 25 shtator në Gjermani, ku i kaloi vitet e fundit të jetës.
Për rrugën jetësore dhe krijimtarinë artistike të këtij kolosi të artit, do të flasin njohës të jetës dhe veprës së tij nga Malësia, Kosova dhe Shqipëria, si dhe përfaqësuesi i familjes së të ndjerit Gjokaj.
Ceremonia përkujtimore do të mbahet në lokalin “Eastwood Manor Caterers”, 371 Eastchester Rd, Bronx NY 10469, më 13 nëntor 2016, në ora 14:00.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?