Google ADS

“Mashtrimi i Madh” u shpërndahet falas seminaristëve ndërkombëtar të albanologjisë

19:30 | 21 Gusht 2015
M. A.

Veprimtari i çështjes kombëtare nga Tetova Abedin Murati, ish profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në fushën e Metodikës në Universitetin Shtetëror të Tetovës, aktualisht pronar i Fabrikës së Mobilieve “Molika” në Tetovë dhe Fabrikës së përpunimit të pemëve dhe perimeve “Royal” si dhe pronar i qendrës tregtare “Prima Centre” në Tetovë sponsorizoi shpërndarjen falas të librit “Mashtrimi i Madh” të autorit Bardhyl Mahmuti për të gjithë seminaristët e Seminarit Ndërkombëtar për gjuhë, letërsi dhe kulturë shqiptare që mbahet në Prishtinë.

Përmes kësaj forme albanologu Abedin Murati dëshiron që t’u ofrojë albanologëve ndërkombëtarë një analizë shkencore që nxjerr në shesh realitetin e politikës së gjenocidit në Kosovë.

Krahas sensibilizimit me të vërtetën e hidhur që ka përjetuar populli shqiptar i Kosovës, Abedin Murati shpreson në kontributin e të gjithë albanologëve që tragjeditë e tilla të mos përsëriten as në Ballkan e as gjetiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme