Google ADS

Margaritarë për lexuesit e pasionuar të librave

14:17 | 22 Nëntor 2016
M. A.

Në botë ka të njerëz të pasionuar pas librave. Ata shpesh nuk arrijnë ta dallojnë më botën në libër e librin në botë.

Autor të mëdhenj të botës janë kujdesur që për adhuruesit e tyre të shkruajnë thënie të mrekullueshme që përkojnë me librin, shkruan bota.al

Më poshtë mund të lexoni disa nga to:

“Një orë e kaluar duke lexuar, është një orë e vjedhur parajsës”, Thomas Wharton.

“Vazhdoni lexoni, është një prej aventurave më të mrekullueshme që mund të ketë njeriu në jetë”, Lloyd Alexander.

“Një dhomë pa libra, është një trup pa shpirt”, Ciceroni.

“Librat janë një magji unike, që mund ta marrësh përherë me vete”, Stephen King.

“Librat janë avioni, dhe treni, dhe rruga. Ata janë destinacioni dhe udhëtimi. Ata janë shtëpia”, Anna Quindlen.

“Leximi na jep një vend për të shkuar, pikërisht në ato momente kur duhet të qëndrojmë në vend”, Mason Cooley.

“Nuk mund të gjesh një filxhan çaji të madh sa duhet apo një libër të gjatë sa duhet, që të më mjaftojë mua”, C.S.Lewis.

“Unë besoj se diçka shumë magjike mund të ndodhë, kur lexon një libër”, J.K.Rowling.

“Librat janë miku më i qetë dhe më i qëndrueshëm. Ata janë këshilltarët më të mençur, gjithmonë të pranishëm. Dhe janë mësuesit më të duruar”, Charles Eliot.

“Sado i zënë që mund të mendosh se je, ti duhet të gjesh kohë për të lexuar, ose të zhytesh në injorancën që e ke zgjedhur vetë”, Konfuci.

“Unë mendoj se librat janë si njerëzit, në kuptimin që ata shfaqen në jetën tënde, pikërisht atëherë kur të duhen më shumë”, Emma Thompson.

“Ai që lexon jeton një mijë jetë para se të vdesë. Ai që nuk lexon, jeton vetëm një”, George R. R. Martin.

“Unë jam pjesë e gjithçkaje që kam lexuar”, Theodore Roosevelt.

“Leximi të detyron të jesh i qetë, i heshtur, në një botë që nuk ka më vend për qetësi dhe heshtje”, John Green.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme