Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA”, mbrëmë në Vuthaj të Plavë-Gucisë ka filluar manifestimin letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2016”. Shkrimtarët nga Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria u shfaqen me kumtesa për Gjon Buzukun, Esad Mekulin, si dhe pozitën e librit dhe të shkrimtarëve në shtetet e trekufirit.
Me këtë rast u promovua libri “Sëmundja e barishteve të vendlindjes-Bolest trava zavicajnih”, i autorit boshnjak Safet Hadrovic-Verbiqki. Ndërsa, sot në Junik do të mbahet ceremonia qendrore me ç’rast Çmimi për Vepër Jetësore “TEUTA” do t’i ndahet shkrimtarit të mirënjohur malazez, Mirash Martinoviq. Laureat paraprak të Çmimit TEUTA ishin Jevrem Berkovic, Dritero Agolli dhe Ramiz Kelmendi.
Manifestimi “Muzat e Alpeve 2016”, I cili për të katërtin vit me radhë organizohet nga Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta” e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, sivjet u mundësua nga Ministria e Diasporës në kuadër të “Ditëve të Diasporës” me mbështetje edhe nga zyrat e kryetarëve të komunave: Pejë, Deçan dhe Junik.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...