Google ADS

Londër: Shitet me çmim marrëmendës portreti i Sulltaneshës Hyrem

09:21 | 28 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Portreti i sulltaneshës Hyrem është shitur në një ankand në Londër për 126 mijë pound.

Piktura u shit në ankandin e quajtur “Bota Islame dhe Arti Indian”, ku blerësve u ofruan punime nga më të ndryshmet, transmeton portal arbresh.info

Në ankand përfshiheshin edhe punime artizanale prej metali të shekullit të 13-të, dy palë size diamanti dhe smeraldi Muggle, një Kur’an, disa instrumente astronomike, një miniaturë iraniane, një qilim polonez dhe disa pllaka zbukurimi.

Vëmendjen më të madhe në ankand e morri portreti i sulltaneshës Hyrem, e pikturuar nga piktori venecian Titian në fund të shekullit të 16-të ose në fillim të shekullit të 17-të.

Dy portrete të Sulltanit Mihrimah, e bija e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm osman, u shitën për 13,860 dhe 17,600 pund,  ndërsa një portret i Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm u shit për 11 mijë pound./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme