Google ADS

Libri për Nënë Terezën, zbulohet parathënia e Papa Françeskut

21:16 | 23 Korrik 2016
Arbresh Info

Është botuar nga e përditshmja “Il Corriere Della Sera” parathënia e shkruar nga Papa Françesku për librin “Ta duam të padashurin” që përmbledh dy fjalime të panjohura deri tani të mbajtura nga Nënë Tereza në vitin 1973 në Milano.

Shkrimi i Atit të Shenjtë përqendrohet në pesë pika: lutja, bamirësia, mëshira vepruese, familja, të rinjtë.

Në këtë pjesë të fundit, Papa përmend të rinjtë shqiptarë që ka njohur gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 21 shtator të vitit 2014, transmeton tch.

“Thonë që Shqipëria është vendi më i ri në moshë në Europë shkruan Shenjtëria e Tij. E tani të gjithë të rinjve u them: fluturoni lart si shqiponja, simbol i vendit të Nënë Terezës”.

Së shpejti, më 4 shtator të këtij viti, në Vatikan është në program ceremonia solemne e shenjtërimit të bamirëses së njohur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme