Këto libra janë cilësuar si shumë sfidues dhe mjaft problematikë.
“Aventurat e Huckleberry Finn” nga Mark Twain – Libri u ndalua nga disa Bibloteka Publike sepse kritikët e konsideronin gjuhën e përdorur prej tij si të rëndomtë, raciste apo edhe të dëmshme. Por për fat të mirë, fansat e librit i kanë tejkaluar parashikimet e kritikëve të librit. “Është libri më i mirë që kemi pasur”, është shprehur Ernest Hemingway.
“Lolita” nga Vladimir Nobokov – Botuar për herë të parë në Francë nga një media pornografike, ky roman i vitit 1955 shqyrton mendjen e një pedofili, i cili rrëfen jetën e tij dhe epshin për të miturit. Zyrtarët francezë e ndaluan librin duke e quajtur “të pahijshëm,” ashtu si edhe Anglia, Argjentina, Zelanda e Re dhe Afrika e Jugut.
“1984” nga George Orwell – Një libër ironik dhe sfidues, i shkruar në 1949-ën nga autori britanik George Orwell, ndërsa dergjej në shtratin e vdekjes prej tuberkulozit. Disa kritikë e quajtën atë një sulm të maskuar kundër Joseph Stalin, sundimtarit famëkeq Sovjetik. Viti 1984 mund të ketë kaluar, por mesazhi i librit mbetet po kaq i rëndësishëm si kurrë më parë.
“Vargjet Satanike” nga Selman Rushdie – Ky libër shkaktoi trazira rreth botës për faktin se disa e quajtën një trajtim blasfemues të besimit islam. Libri shkaktoi vdekje dhe burgime. Dy shitësit më të mëdhenj të librave në SHBA – waldenbooks dhe Barnes &Noble e hoqën librin nga raftet e tyre pasi morën kërcënime për vdekje. Vet Rushdie jetoi i fshehur për gati një dekadë.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?