Google ADS

Libër i ri për luftën e UÇK-së në Drenicë

13:25 | 24 Shkurt 2016
Arbresh.info

Është promovuar monografia “Drenica e Epërme dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës” e autorit Selman Krasniqi.

Promovimi i kësaj monografie është bërë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ku te pranishëm ishin edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës. Kjo monografi është bërë nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës.

Redaktori i monografisë Ramë Manaj, tha se ky libër i kushtohet dëshmorëve të Drenicës së Epërme, por edhe luftëtarëve të zonave tjera. Manaj tha se ky libër i parë i autorit Selman Krasniqi është përshkrim meritor për ata që luftuan për lirinë e vendit.

Recensenti i librit, Sheremet Krasniqi tha se ky libër është kontribut i rëndësishëm i autorit për luftën e UÇK-së. Sipas tij ky libër është histori e atyre që derdhën gjak për t’i dhënë dritë Kosovës, dhe se pavarësisht përpjekjeve të pushtuesve për të zhdukur popullin e Kosovës, një gjë e tillë nuk u arrit.

Autori i librit, Selman Krasniqi tha se në libër përfshihet treva e zonës së Drenicës. Sipas tij, luftëtarët e shkruan vetë historinë e tyre me luftë.

​Libër i ri për luftën e UÇK-së në Drenicë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme