Google ADS

Leila Slimani merr çmimin Goncourt për romanin “Kënga e ëmbël”

20:14 | 3 Nëntor 2016
Arbresh.info

Çmimi Goncourt, më ambiciozi i çmimeve të letërsisë në botën frankofone, iu dha sot romacieres franko-marokene, Leila Slimani, 35 vjeçe, për romanin “Kënga e ëmbël” që trajton vrasjen e një foshnjeje, njoftoi juria.

Me këtë libër të dytë, Leila Slimani radhitet në gratë e rralla që bëjnë pjesë në laureatët e çmimit Goncourt.

Gjatë këtyre 20 viteve të fundit, ky çmim u është dhënë vetëm katër shkrimtareve.

Shkrimtarja tregon në këtë roman vrasjen e dy foshnjave nga dadoja e tyre.

Romani, që përshkruhet si një triller, është një libër me një histori të dhimbshme mbi raportet e dominimit dhe mjerimit social.

Çmimi Renaudot iu dha romancieres dhe dramaturges franceze, Yasmina Reza, 57 vjeçe, për “Babylone”, historia e një burri që vret bashkëshorten e tij për një keqkuptim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme