Pak para mesnate në stacionin hekurudhor në Fushë Kosovë, ka përfunduar festivali pesëditorë Fest Film Kosova “Hyjnesha në fron”.
Në mbrëmjen e fundit dashamirët e artit dhe pjesëmarrësit e manifestimit përmbyllës të festivalit, patën rastin të dëgjojnë dhe takohen me fituesit e çmimeve për filmat e përzgjedhur nga 40 sosh, sa kanë marrë pjesë në garë.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se çmimin “Filmi më i mirë” i metrazhit të gjatë e fitoi filmi “Le garagiste” i regjisorit nga Kanadaja, Renee Beaulieu. Juria për filmat e metrazhit të gjatë, në përbërje; Agim Sopi, regjisor, Yaron Lapid , aktor dhe regjisor nga Britania-Izraeli, si dhe Moni Damevski, producent nga Maqedonia, kanë vlerësuar se filmi fitues shquhet me prezantimin e kushteve njerëzore, apo më konkretisht për portretizimin e personazhit, i cili vuan nga një sëmundje vdekjeprurëse dhe për mënyrën se si e përballon ai.
“Çmimin për Filmin më të mirë të metrazhit të shkurtë e fitoi “Shooting star” , të cilin e realizoi regjisori nga Bullgaria, Lyubo Yonchev. Anëtarë të jurisë për garën e filmave të metrazhit të shkurtë e përbënë; dramaturgu nga Kosova, Arian Krasniqi, aktorja Zethane Bahtiri dhe Arsim Haliti, regjisor. Përzgjedhja e filmit “Shooting star” si film më i mirë i festivalit është bërë për shkak të realizimit dhe trajtimit origjinal të një teme humane me dimensione universale, qasje profesionale në të gjitha komponentet e tij: skenar, regji, aktrim dhe kamerë. Çmimi për skenarin më të mirë të filmit të metrazhit të shkurtë iu nda filmit italian “Nuvola”, në regji të Giulio Mastromauros. Një tjetër çmim nga kategoria e metrazhit të gjatë, përkatësisht për Trashëgimi kulturore e fitoi filmi “Kurdistan Kurdistan” në regji të Bulent Gunduz. Çmimi për debutim e fitoi filmi i prodhimit japonez me regji të Keishi Suenagas “Inherit the Stars””, thuhet më tej në njoftim.
Sipas njoftimit, çmimi special, iu nda filmit “Train Station” një prodhim i “collabFeature”, në regji rekorde prej dyzet filmbërësve të ndryshme, çmimin në emër të të cilëve e pranoi Tiago de Carvalho. Për skenarin më të mire” u shpërblye “Unnamed” i regjisorit nga Bangladeshi, Taquir Ahmed, i cili ishte i pranishëm në skenë kur pranoi dy statuja të hyjneshës, përfshirë tjetrën për regjisorin më të mirë në festival.
Çmimi për aktorin më të mirë e fitoi aktori Normand D’amour nga “La garagist”. Me këtë rast drejtori Besim Ajeti duke e përmbyllur festivalin theksoi se ka dy qëllime.
“Që të realizohet kërkesa jonë për pensionet kombëtare për artistët me kontribute të veçanta nga të gjitha fushat e artit, si dhe krijimin e hapësirës për bashkëpunim dhe miqësi ndërkombëtare në Kosovë e në ‘Hn’F në edicionin e dhjetë nën menaxhim ndërkombëtar”, tha ai.
Pastaj skenën e amfiteatrit e pushtoi bendi “Jericho” i cili performoi drejtpërdrejt për publikun e pranishëm.
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...