Google ADS

Lajm i trishtë, i madhi Robert Ndrenika shtrohet në spital

11:32 | 1 Shkurt 2017
Arbresh.info

Gjendja shëndetësore e Robert Ndrenikës dhe Arben Derhemit ka bërë që shfaqja “Mendohu Xhakomino” me regji të Milto Kutalit dhe pjesëmarrje të veçantë të Robert Ndrenikës do të shtyhet në datën 8 Shkurt.

Teatri i ka kërkuar ndjesë gjithë publikut që ka prenotuar bileta dhe ju premton se do të respektohen të gjithë. Biletat e prera për ditët: e premte, e shtunë, e diel (datë 3, 4, 5 Shkurt) janë të vlefshme respektivisht për ditët e javës së ardhshme (date10, 11, 12 Shkurt). Shkak i kësaj shtyrjeje janë shkaqe shëndetësore të aktorit të njohur, mjeshtrit të skenës, Robert Ndrenika dhe disa aktorë të tjerë të kastit të shfaqjes.

“Ne jemi të gjithë shumë të angazhuar dhe shumë të investuar në këtë projekt. Kemi treguar që nga fillimi i vitit 2016, se edhe në projekte të tjera të ngjashme si me shfaqjen ‘Tre dhëndurët’ ku interpretoi Hajrie Rondo se investimi ynë kryesor është tek NJERIU, është tek figurat të cilat kanë dhënë një kontribut shumë të gjatë në teatër dhe kinematografinë tonë, po aq edhe në talentet e reja”, tha Jonida Beqo, drejtoresha e Qendrës Kulturore Tirana, (Teatri Metropol). Ajo shtoi se beson që Ndrenika apo kushdo tjetër e meriton dy apo tre ditë mirëkuptimin si nga publiku, ashtu dhe nga institucioni, që të jetë në formën e vetë më të mirë, për punën e mirë që ka bërë.

“Unë si përfaqësuese kryesore e institucionit, do t’iu kërkoj mirëkuptim të gjithë atyre që kanë prerë biletat, se ne do ti respektojmë të gjitha prenotimet që janë bërë dhe ato të spostohen në javën në vijim, përkatësisht ata që kanë blerë biletën për të premten do të shohin shfaqjen të premten që vjen. Pra, premiera nuk do jetë në datën 2 shkurt sikurse ne e kishim lançuar por do të jetë në datën 8 shkurt, për t’i dhënë kështu mundësi jo vetëm Ndrenika por edhe disa aktorëve të tjerëve të stafit”, u shpreh Beqo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme