Hulumtuesja shkencore Meliza Krasniqi e cila po qëndron këto ditë në një konferencë shkencore në Shkodër, ka takuar një person shumë të rëndësishëm sa i përket kulturës shqiptare, shkruan KultPlus.
Ajo është takuar me autorin e tekstit të këngës “Xhamadani vija – vija”, Alfred Capalikun, këngë kjo që është kënduar në vitet e 90-ta nga këngëtarja Shkurte Fejza, këngë e cila për një kohë të gjatë ishte shndërruar pothuajse në një himn kombëtar.
““Xhamadani vija vija”
A e dini kush e shkroi këngën më të kënduar shqiptare ndonjëherë, të njohur si “Xhamadani vija vija”?
Kjo këngë, e cila pothuajse e ka humbur autorësinë dhe po kalon në folk, është shkruar nga profesori, poeti në foto Z. Alfred Çapaliku me kompozitor Zef Çoba. Kjo këngë është shkruar brenda natës në periudhën 1992/3 për Shkurte Fejzën dhe titulli origjinal i saj ishte: “Kam një lot, m’pikon si ar.”
#mbanimend #xhamadani”, ka shkruar Meliza Krasniqi.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...