Mauricie Girodas është një kandidat i pamundur për mimin e botuesit më novator të shekullit të 20-të.
Ai ishte një pornograf, i cili një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij e humbi në klube, restaurante. Por në Paris, në vitin 1953 ai themeloi shtëpinë botuese “Olimpia” dhe publikoj romanet “Naked Lunch” të William Burroughs dhe “Lolita” e Vladimir Nobakov.
Karriera e tij në botim filloi që në moshën 5 vjeçare, kur ai krijoi artin e mbuluar për edicionin e parë të Henry Miller “Tropic of Cancer”. Libri është botuar nga babai i tij, Jack Kahane, i cili drejtoi një shtyp të vogël parizian të quajtur Obelisk Editions, i specializuar për autorët erotikë, përfshirë Anais Nin dhe D.H. Laërence. Kahane vdiq duke lënë pak gjëra për djalin e tij. Megjithatë, një mik i babait të tij e përmendi atij se babai i tij kishte një depo përplot me letra të cilësisë së mirë. as një sipërmarrje të hershme të dështuar, ai vendosi idenë e rishitjes së shkrimtarëve të babait të tij, krahas klasikëve të erotikës franceze. Ai i shkroi Millerit, mikut të babait të tij, për shanset e reja dhe si për mrekulli ai u përgjigj me dorëshkrim për Pleksin, libri i parë në një trilogji gjysmë autobiografike skandaloze. Girodias botoi romanin në vitin 1953 në një grup me dy vëllime. Kështu lindi “Olypmia Press”.
Girodias ishte një opportunist dhe pa një shans për të fiituar para nga gjërat që konsideroheshin të turpshme në një pjesë të madhe të Perëndimit. Botimi në anglisht, përmbyti tregun e Parisit.
Kur Gordias ishte keq për të holla, ai do të ulej në zyren e tij në rrugën 13 Jacob dhe do të hartonte titujt për romanët e tij më të pistë dhe i vendoste të gjithë në katalogjet e reja, të cilat më pas dëgoheshin nëpër tregje ndërkombëtare. Vetëm pasi klientët paguan me vlerë goxha të majme, ai do të komisiononte prodhimin e tyre nga shkrimtarët anonimë që kërkonin pagë të shpejtë. Kjo ishte një metodë kur u botuan librat se “Jeta seksuale e Robinson Crusoe” nga Humphrey Richardson, në të cilin përshkruhet një epsh i pangopur mes protagonistit dhe kafshëve.
Ndërsa Girodias po botonte këto tituj, një grup artistësh dhe shkrimtarësh avangarde që drejtonin një revistë të quajtur Merlin në Paris, zbuluan punën e Samuel Beckett. Në atë kohë, Beckett ishte i panjohur në botën angleze. Kështu Beckett morri vëmendjen e tij dhe më vonë u botuan librat e tij në gjuhën angleze.
Dëshira e Girodias për të botuar shkonte bashkë me pornografinë e plotë që kishte sjellë “Olipmia Press”.
Publikimi i romanit “Lolita” nxiti një debat të madh ndërkombëtar, duke i vendosur kështu një “embargo” Girodias nga qeveria franceze. Girodias investoi fitimet e tij nga Lolita në një restorant, dy klubet e natës pariziene dhe një teatër me një orkestër të përhershme të xhazit, e cila pati shfaqje nga Billie Holiday dhe Chet Baker. Por brenda pesë viteve ai deklaroi falimentimin.
“Shtëpia” e tij u mbyll pas publikimit të romaneve të Marquis de Sade.
Përkundër reputacionit të tij si artist dhe mashtrues, shumë nga shkrimtarët që ishin botuar nga ai, i ishin mirënjohës, sidomos Burroughs, të cilin shumë rrallë e pagoi.
Njerëzit e konsideronin atë si njeri i çuditshëm, sepse ai morri mbi vete shumë përgjegjësi, pavarësisht përbuzjes që i ishte bërë.
Girodias mund të shihet si një revulocionar që flijoi reputacionin e vet për t’u dhënë krah fjalëve të shkruara dhe atë e bëri në mënyrë fantastike./Burimi: Literature/ Përktheu dhe përshtati: arbresh.info/
Motta e sheh yllin e Milanit si alternativë për t’iu bashkua...
Nga Haga ngushëllojnë familjen Krasniqi
“U kry çdo sen”, Gjesti thotë se tash do të zgjohet vetëm ku...
Gjysmë ore pritje te Dheu i Bardhë
Nga Evropa në Maqedoni të Veriut: Goditet rrjeti i kontraban...
Të hënën fillon afati kalimtar i janarit në basketboll