Në fillim të vizitës zyrtare në Norvegji, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Anniken Huitfeldt.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i Norvegjisë ia ka dhënë Republikës së Kosovës, veçanërisht për sigurinë dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë, si dhe mbështetjen e Norvegjisë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Në takimin e përbashkët me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe Zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, u bisedua për mundësitë për të forcuar dhe thelluar marrëdhëniet dypalëshe.
Kryeministri Kurti shprehu interesimin për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet tregtare mes dy shteteve.
U bisedua edhe për invazionin e agresionin rus në Ukrainë dhe pasojat që ka shkaktuar si në ekonomi po ashtu edhe në siguri, në Evropë e posaçërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti theksoi se Kosova është rreshtuar krahas botës demokratike, duke ju bashkuar sanksioneve kundër Rusisë, si dhe duke shprehur gatishmërinë për të pranuar 20 gazetarë e për të strehuar deri në 5000 refugjatë ukrainas./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...