Kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në finalen e Festivalit të Këngës në RTSH, ka shprehur angazhimin e Kosovës për të mundësuar pjesëmarrjen në Eurovizion në të ardhmen e afërt.
Ai gjithashtu përmendi se Unioni i Transmetuesve Evropianë ka monitoruar dy festivalet në Radio Televizionin e Kosovës dhe shpreson që së shpejti të ketë dy herë këndim në shqip në Eurovizion.
“Para më pak se dy muajsh, kishim edhe festivalin e këngës në RTK. Unë isha edhe vitin e kaluar këtu, dhe është gjithmonë kënaqësi të rikthehem në Tiranë dhe të kënaqemi me disa kolegë të mi nga qeveria duke dëgjuar këngëtarët shqiptarë. Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eurovizion, në një të ardhme të afërt. Në fakt, Unioni i Transmetuesve Evropianë ka monitoruar dy festivalet, vitin e kaluar dhe sivjet në Radio Televizionin e Kosovës, dhe urojmë që në Eurovizion, së shpejti të kemi dy herë këndim në shqip”, deklaroi Kurti./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...