Pranvera e vitit 1981 konsiderohet si kthesë e madhe historike e politike jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan. Demonstratat e fillimit të prillit të atij viti, janë cilësuar kësisoj në shënimin e 34-vjetorit, të premten, në Prishtinë. Por krejt ata që e kanë kujtuar këtë ngjarje ka mjaftuar një hapësirë prej nja 20 metrash katrorë.
Pos disa anëtarëve të Shoqatës së ish- të Burgosurve Politikë të Kosovës që edhe e kanë organizuar tryezën “Pranvera shqiptare ‘81”, i pranishëm ka qenë edhe historiani i Institutit të Historisë “Ali Hadri”, Hakif Bajrami.
Anëtari i Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Kosovës, Selatin Novosella, ka thënë se demonstratat që fillimisht shpërthyen në Qendrën Studentore të Universitetit të Prishtinës gëzuan përkrahje gjithandej Kosovës. Sipas tij, ajo që bie në sy është se dëshmorët e vitit 1981 ishin nxënës, studentë, punëtorë dhe pensionistë.
“Kjo tregon se kur e marrim elementin e profesionit dhe vendin ku janë vrarë, del se demonstratat e vitit 1981 në kuptimin e mirë të fjalës ishin një kryengritje e përgjithshme e popullit të Kosovës”, ka thënë Novosella. Sipas tij, demonstrata që tërhoqën edhe vëmendjen e medieve botërore u udhëhoqën me thirrjen programore “Republikë, kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, shkruan KD.
“Ata të cilët i kanë udhëhequr demonstratat është dëshmuar se deri në vitet 1997-98 janë munduar që t’i fitojnë të drejtat me hatër e shumë prej tyre u bënë pjesë e UÇK-së që t’i fitojnë të drejtat me luftë”, ka thënë Novosella në objektin e organizatës që më herët shfrytëzohej nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. Sipas tij, demonstratat e vitit 1981 kanë mbetur ngjarje në vete e cila e ndan historinë në dy pjesë, në atë para edhe pas vitit 1981.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...