Google ADS

Kujdes se rrëshqet në Prizren tri ditët e ardhshme

07:40 | 1 Maj 2015
Arbresh.info

Mbrëmja e 1 Majit sjell Festivalin Ndërkombëtar të skulpturës “SculpFest” në Prizren.

Në edicionin e katërt të këtij festivali i cili organizohet në kuadër të Autostrada Biennale (Bienalja Ndërkombëtare e Arit Bashkëkohor)do të prezantohen kube prej akulli  në të cilat janë vendosur rrëfime të njerëzve nga qyteti i Prizrenit.

Janë diku rreth 20 mijë rrëfime që janë mbledhur që disa kohë nëpër Prizren.

Mësohet se njëra nga rrugicat e Prizrenit do të shtohet me ato kube, dhe kur të shkrihen gjithsecili mund të merr dhe të mësoj rrëfimin e dikujt, performancë kjo që do të zgjatë deri në tri orë.

“SculpFest”-i, që do të mbahet nga 1 deri më 3 maj, do të ketë aktivitete të ndryshme, një cikël të ngjarjeve artistike, përfshirë prezantime të ndryshme të artistëve, skulptura-instilacione, video-dokumentar, punëtori, performanca dhe muzikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme