“N’art”, mban emrin shkolla më e re e artit, që tashmë është hapur në kryeqytetin tonë.
Në këtë shkollë, fëmijët nga mosha 6-të deri në atë 18-të vjeçare, do të mund të ndjekin kurse për pikturë, aktrim dhe fotografi, transmeton Arbresh.info
Për fëmijët e interesuar rreth pikturës dhe fotografisë do të kujdeset artistja Fioralba Kryemadhi nga Shqipëria, ndërsa për aktrim Vjosa Malokaj.
Dy artistet e reja shumë të talentuara, për Arbresh.info, kanë treguar se tashmë kanë filluar regjistrimet dhe se ka mjaftë fëmijë të interesuar.
Ato poashtu kanë treguar se grupet do të ndahen sipas moshës dhe se kjo shkollë do ti ndihmojë fëmijët që të jenë më komunikativ, të zhvillojnë sa më mirë karakterin e tyre përmes artit dhe të njoftohen me artin në përgjithësi./Arbresh.info
28 Nëntori, Osmani: Të bashkuar në zemër e shpirt, le ta fes...
Deputetja e VV: Bernard Nikaj i PDK-së dhe Petrit Selimi kër...
28 Nëntori brenda familjes së Isa Boletinit, ndër objektet m...
Komuna e Zveçanit seancë solemne për nder të 28 Nëntorit
Nesër përurohet Parku i Ulpianës, merr pjesë Rama
Nisin homazhet pranë kompleksit “Adem Jashari”, Konjufca: 28...