Google ADS

Kruja, rezistenca e shqiptarëve (Video)

12:20 | 25 Mars 2016
Arbresh.info

Producenti i njohur turk Faruk Aksoy, në dekadën e fundit ka sjellë një seri të filmave të metrazhit të gjatë, që për tematikë kanë historinë e Turqisë Osmane.

Në filmat e tij paraqiten detaje nga luftërat e Sulltan Mehmetëve ndër breza, përfshirë edhe luftërat e tyre në territoret e shqiptarëve, kryesisht betejat e njohura në Krujë.

Filmi “Fetih”, paraqet dhimbjen e turqve dhe tentimet e tyre për të pushtuar Krujën dhe për ta vrarë mbretin e shqiptarëve, Gjergj Kastriotin – Skënderbeu.

Ndërkohë një version i shkurtër i shqipëruar sjell momentet më interesante të këtij filmi me pjesët ku ushtria osmane pëson humbje të mëdha me dhjetëra herë në Krujë nga ushtria shqiptare në krye me strategun, mbretin e shqiptarëve, Skenderun.

Më poshtë ju sjellim dy versionet e këtij realizimi filmik, versioni i gjatë i filmit dhe versioni i shkurtër me titra shqip.

Versioni i shkurtër i filmit i titruar në shqip:

https://youtu.be/JkL09cMNMTM

Filmi i metrazhit të gjatë “Fetih”, në versionin origjinal:

https://youtu.be/FvhdJpYTYcg

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme