ilmi muzikor “La La Land” i Damien Chazelle nga Los Angeles, u shpall filmi më i mirë i vitit 2016 nga kritikët e filmit në New York, shkruan KultPlus.
Grupi njoftoi zgjedhjen e tyre të enjten në Twitter, duke shpërndarë çmimet e tyre në një shumëllojshmëri të pretenduesve për Oscar. Çmimi i lartë erdhi si një kthesë pasi zgjedhja e mëhershme e kritikëve shkonte drejt Barry Jenkins me “Moonlight” dhe drama e Kenneth Lonergan, ” Manchester by the Sea”, shkruan ABC News.
Filmi më i mirë ishte çmimi i vetëm për “La La Land”, i cili starton javën e ardhshme. Filmit “Chazelle”, ku luajtën Emma Stone dhe Ryan Gosling, kritikët e nominimeve ‘Choice Awards’ të enjten i dhanë 12 pikë.
Këta tre filma – “La La Land”, ” Moonlight” dhe “Manchester by the Sea” ishin zgjedhje favorizuese e kritikëve në fillimin e sezonit të çmimeve të Hollywood. “Moonlight” udhëhoqi në “Gotham Film Independent Awards” të hënën. “Manchester by the Sea” ishte në krye të “National Board of Review Awards” të martën.
NYFCC, organ i disa dhjetra kritikëve të New York, zgjodhi Isabelle Huppert si aktoren më të mirë për shfaqjet e saj në “Elle” të Paul Verhoeven dhe Mia Hansen në “The Things to Come”. Filmi më i mirë fillestar u nda ndërmjet komedisë “The Edge of Seventeen”, të Kelly Fremon Craig dhe dramës me mikro bugjet “Krisha” e Trey Edward Shults.
Çmime të veçanta janë dhënë edhe për Thelma Schoonmaker, redaktore e vjetër e Scorsese si dhe “25th anniversary restoration” të Julie Dash në “Daughters of the Dust”.
Policia nis hetimet rreth një vdekje të dyshimtë në Fushë Ko...
Kumbaro uron 28 Nëntorin, ndan pamje nga fëmijët e Përmetit ...
Rusia kryen sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainë...
E ngacmon një femër në rrjete sociale, arrestohet një person...
Policia shqipton mbi 2 mijë e 100 gjoba brenda 24 orëve
Sinani uron Festën e Flamurit: “Të bashkuar për të ruajtur i...