Doli nga shtypi një libër i veçantë i titulluar “Psherëtimë për tokën II “ (Panoramë e krijuesve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Vrajë), i shkrimtarit Hysen Këqiku nga Gjilani.
Në këtë Panoramë janë të përfshirë shumica dërmuese e krijuesve nga kjo pjesë e ndarë shqiptare. Radhitjen e krijuesve, autori i librit e ka bërë në bazë të alfabetit dhe në të janë të përfshirë 74 krijues.
Në një kapitull të veçantë, autori, Këqiku ka prezantuar edhe 14 krijues fëmijë që kanë të botuar libra. Librit i paraprinë parathënia e autorit dhe në fund edhe pasthënia e recensentit të librit.
Ky libër u redaktua nga Prof. Dr. Hysen Matoshi, ndërsa recensent është shkrimtari Bilall Maliqi dhe është i botuar me shtëpinë botuese “Kurora “ Gjilan, faqe, 493.
Librin mund ta gjeni në librarinë “Abetarja” dhe në librarinë “ABC”, përballë shkollës fillore “Selami Hallaçi” në Gjilan.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...