Ndërtimet e tepërta janë duke e rrezikuar qytetin e Malit të Zi, Kotorrin, që të largohet nga lista e Trashëgimisë Botërore.
Kotori është një qytet mesjetar me palate dhe fortifikime veneciane dhe austro-hungareze. Që nga viti 1979 ky qytet është pjesë e UNESCO-s, transmeton portali arbresh.info
Që nga viti 2000 UNESCO ka palajmëruar autoritetet në Mal të Zi mbi ndërtimet e tepërta, turizmin e pakontrolluar me anijet e mëdha të lundrimit, të cilat rrezikojnë pjesën e vjetër të Kotorit.
Në shkurt, qeveria e Malit të Zi ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të ndërtimeve në Kotor, por mesa duket ndërtimet janë ndalur vetëm për një periudhë shumë të shkurtër.
Pak para se ndalimi të hynte në fuqi me 5 prill është lejuar ndërtimi i disa komplekseve të mëdha turistike brenda qytetit.
Sipas zyrtarëve në Mal të Zi, UNESCO ka bërë paralajmërimin e fundit në lidhje me qytetin që ndodhet nën mbrojtjen e saj./Arbresh.info
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...