Google ADS

Kosova pjesë e Festivalit Ballkanik të Folklorit “Jehona”

15:45 | 3 Tetor 2016
Arbresh.info

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, mori pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit “JEHONA”, i cili për herë të parë u mbajt në Bujanoc.

Në këtë festival, përveç grupit nga Kosova, të pranishëm ishin edhe grupe tjera nga Maqedonia, Serbia, Lugina e Preshevës.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve ,,GJILANI” ne këtë Festival u paraqit me këngë, valle koreografike dhe valle burimore tradicionale, te përgatitura nga këshilli artistik i Ansamblit.

“Vlen të theksohet se ky Festival, nisur nga deklarimet e organizatorëve nga viti i ardhshëm do të mbahet në të gjitha Komunat e Luginës se Preshevës dhe synimi i tyre ishte që të zgjerohet edhe më tej me Ansamble dhe grupe të ndryshme nga i gjithë Ballkani”, thuhet në njoftim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme