Google ADS

Kosova hap ekspozitën në edicionin e 56-të të Bienales së Venecias

18:15 | 6 Maj 2015
M. A.

Është hapur Pavilioni i Republikës së Kosovës, në edicionin e 56-të të Bienales së Venecias, i cili këtë vit përfaqësohet nga artisja Flaka Haliti.

Një trajtim kurioz i mundësive dhe kufizimeve është cilësuar instalacioni “Spekulim në të kaltër” në fjalën e Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga e cila bëri hapjen zyrtare të Pavilionit në përfaqësimin e dytë të Kosovës në ngjarjen me të madhe të artit bashkëkohor në botë, raporton ekipi i KTV-së që po përcjell këtë ngjarje.

Befasia për të pranishmit ka qenë shfaqja e Presidentit të Bienales së Venecias Paolo Baratta.

“Spekulimi në të kaltër” reflekton mbi kuptimin e kufijve, demokracisë, lirisë dhe mobiliteti. Ekspozita është minimale dhe ka vetëm tri elemente brenda në hapësirë, rërën e kaltër, pesë shtylla apo struktura metalikte të cilat paraqesin trupin skeletor të barrierave prej betoni dhe instalimin e dritave i cili krijon ndërthurje mes hapësirën dhe kohës.

Në harkun kohor prej 10 orësh hapësira e Pavijonit të Kosovës pëson ndryshim vizuel duke i mundësuar shikuesit të përjetojë instalimin në kohë reale. E gjithë kjo përvojë krijon relacion të drejtpërdrejt në mes fizikalitetit dhe objekteve në hapësirë dhe njëkohësisht hap dimensione të shumta kohore duke bërë të përjetohet si një punë e aktualizimit të përhershëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme