Ministri Kujtim Gashi ka pritur sot në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, dhe drejtoreshën e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandra Bertini Malgarini.
Në takim u diskutua për konktretizim të bashkëpunimit në fushën e kulturës mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë përmes nënshkrimit të marrëveshjes shtetërore mes dy vendeve për bashkëpunim dhe për akreditimin e përfaqësisë së Institutit Italian të Kulturës edhe në Kosovë i cili do të mundësojë përkrahjen dhe realizimin e projekteve konkrete në kulturë.
Ministri Gashi u pajtua për vazhdimin dhe përshpejtimin e procedurave që këto nisma konkrete të finalizohen sa më shpejtë. Ai tha se ky konkretizim i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Italisë do të nxisin shkëmbimin kulturor në përvoja të ndryshme mes institucioneve kombëtare dhe profesionistëve të fushës.
Nga ana e tij, ambasadori Sardi e falënderoi ministrin Gashi për gatishmërinë e treguar dhe u shpreh se marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës pas përfundimit të procesit të negocimit në të cilin ndodhet momentalisht, kur të nënshkruhet si marrëveshje mes dy vendeve, do të hapë një kapitull të ri në bashkëpunimin kulturor mes Italisë dhe Kosovës.
Ndërsa drejtoresha e Institutit e njoftoi ministrin për punën e institucionit që drejton dhe u shpreh se me akreditimin e tij edhe në Kosovë, hapet mundësia për realizimin e shumë projekteve të përbashkëta.
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...