Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot ministrin turk të Kulturës dhe të Turizmit, Yalçin Topçu, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet mes dy shteteve në fusha të ndryshme, veçmas në kulturë e turizëm.
Ministri Yalçin Topçu shprehu përkushtimin e Qeverisë turke që edhe në të ardhmen të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, sidomos në procesin e anëtarësimit në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare, siç është tani procesi i UNESCO-s.
Po ashtu, ministri turk Topçu foli për nevojën që Kosova të forcojë paqen dhe bashkëjetesën mes komuniteteve, në të mirë të një rajoni më të qetë dhe më stabil.
Ministri turk Topçu u shpreh për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës, edukimit dhe ekonomisë, si dhe premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë në këto fusha.
Kurse, ministri Shala e falënderoi ministrin Topçu për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i jep Kosovës në shumë fusha, para si dhe nga procesi i pavarësimit e këndej, duke vënë theksin sidomos te ndihma që i jepet Kosovës në procesin e anëtarësimit n? ? organizata ndërkombëtare.
Shala gjithashtu u shpreh se bashkëpunimi me Turqinë ndihmon paqen dhe stabilitetin në rajon dhe krijon bazë për bashkëpunime në shumë fusha me rëndësi.
Ai theksoi se Kosova ka të përcaktuar rrugën e saj politike, që është integrimi në strukturat euro-atlantike, dhe në këtë pikë, perspektivat e dy vendeve tona janë të përbashkëta.
Sipas një komunikate të MKRS-s, ndërmjet ministrit Shala dhe atij turk Topçu u bisedua edhe për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore. Në këtë pikë, Shala përmendi ndihmën e vazhdueshme që TIKA dhe agjenci të tjera turke i kanë dhënë trashëgimisë kulturore të Kosovës.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...