Në kuadër të lansimit të programit të Qeverisë turke “Viti 2016, viti i Kosovës” i cili do të bëhet sot në mesditë, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka pritur një delegacion të Zyrës së Kryeministrisë së Turqisë për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet Farefisnore, YTB, të kryesuar nga presidenti Kudret Bülbül.
Zëvendësministri Hoti vlerësoi lartë gatishmërinë e Qeverisë së Republikës turke për të investuar në Kosovë në fushën e kulturës dhe fusha tjera të përfshira në program. Ai shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të bashkëpunuar në projekte kulturore dhe në fusha tjera që mbulon edhe MKRS, e që parashihen në programin investues të Qeverisë Turke, thuhet në njoftimin për media.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Turqisë kanë shumë strategji të përbashkëta zhvillimore dhe se bashkëpunimi do të fuqizohet edhe më shumë”, tha Hoti.
Ndërkaq, Bülbül, president për turqit jashtë shtetit dhe komunitete të ngjashme shpalosi disa nga pikat kryesore të programit dhe mundësitë për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes Qeverisë së Turqisë dhe Qeverisë së Kosovës nëpërmjet projekteve dhe nismave konkrete.
Bülbül i vlerësoi si shekullore marrëdhëniet mes dy shteteve, Turqisë dhe Kosovës dhe theksoi se bashkëpunimi ndërshtetëror duhet të fuqizohet edhe më shumë.
“Kosova dhe Turqia kanë këmbyer ndër vite shumë vlera të përbashkëta si në art, kulturë, arsim, e fusha tjera, dhe nëpërmjet programit të sivjetmë për Kosovën, kjo do të ndihmojë edhe ne përfaqësimin në rrafshin ndërkombëtar të Kosovës, nëpërmjet projekteve të ndryshme”, tha ai./Arbresh.info
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen