Kori Nexhmije Pagarusha këto ditë po feston një vjetorin e themelimit, shkruan Arbresh.info.
Kori është themeluar në fund të janarit 2016, si produkt i dëshirë së disa grave të talentuar në fushën e muzikës. U themeluan me plotë entuziazëm dhe me dëshirë që nëpërmjet këngëssë vjetër qytetareshqipe dhe zhanreve të tjera të kontribuojnë në trashëgiminë kulturore, të popullit shqiptarë, të te gjitha trevave. Ka thënë Nazlije Beadini Sadiku Drejtoresh e Korit.
Ajo tha se qëllimi i këtij kori është që gratë të shoqërohen dhe të fuqizohen, duke menaxhuar stresin e përditshëm dhe duke e përmirësuar mirëqenien e tyre
“Qëllimi i formimit të korit ishte edhe që gratë të shoqërohen dhe të fuqizohen, duke menaxhuar stresin e përditshëm dhe duke e përmirësuar mirëqenien e tyre, jo vetëm personale, por, edhe të familjes së tyre. Për më tepër, qëllimi baziki formimit të Korit, ishte përparimi dhe promovimi i pozitës së gruas në shoqëri, përmes pjesëmarrjes së sajaktive, në aktivitete kulturo-artistike. Në mesin e qëllimeve rreshtohet edhe integrimi kulturor duke i shkëmbyer përvojat dhe zakonet e kulturave të tjera,të përfaqësuara nëpërmjet aktiviteteve të grave të përkatësive etnike të tjera, në shoqërinë kosovare multietnike” tha ajo.
Kori numëron 25 anëtare-gra, të rregullta. Shumica prej anëtareve, janë dëshmuar në fushën e muzikës, si kompozitore, arsimtare, apo përforcuese të mira në instrumente të caktuara. Struktura e përformimit të Korit “NexhmijePgarusha” është në tre zë.
Gjate kësaj periudhe “NexhmijePgarusha”ka marre pjesë ene evenimente te shumta si ne festivalin “Teuta” 2016 ne Tetove, dita kundër kancerit Komunae Prishtinës, Dita e Pavarësisë sëKosovës Prishtinë, forumi i gruas se partisë AKR Prishtinë, Dita e mësuesit me 07 Mars në Tetovë e shume e shume tjera.
Për të ekzistuar dhe vepruar në pajtim me objektivat të cilat i ka Kori “NexhmijePgarusha”, nuk mjafton vetëm entuziazmi dhe qëllimi i caktuar. Kori ballafaqohet me mungesën si të mjeteve materiale, ashtu edhe me mungesën e hapësirës për ushtrime. Në drejtim të hapësirës për të ushtruar kemi përkrahje nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Prishtinës, i cili na mundësoi që ushtrimet t’i mbajmë në SHF “Elena Gjika”, gjithashtu edhe Qendra Kulturore Turke “YonusEmre”na ka ofruar hapësirat e tyre për mbajtjen e provave./Arbresh.info/
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi