Google ADS

Korçë, hapet muzeu “Gjon Mili” në nder të fotografit të njohur

21:39 | 22 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Një tjetër vlerë muzeale, e cila ka në qendër fotografin e njohur korçar Gjon Mili, i është shtuar qytetit të Korçës. E pozicionuar në zonën këmbësore të qytetit, ndërtesa simbol e ish shtëpisë rumune është kthyer në një aset për vlerat kulturore të këtij qyteti.

Muzeu mban emrin e Gjon Milit ndërsa në brendësi të tij janë 240 foto të shkrepura nga artisti, por edhe ekspozitorë me elemente që kanë në fokus jetën dhe veprimtarinë e tij.

Muzeu “Gjon Mili” në muret e tij ka foto dhe thënie të Gjon Milit apo të njerëzve të tjerë për të, ekspozitorë me elemente nga jeta e tij apo e kohës kur ka jetuar.

Dy komponentë të rëndësihëm janë edhe dhomat interaktive. Dhoma e eksperimentit, e cila ka në fokus dritën stroboskopike si krijim i Milit dhe dhoma e fotografimit me dritë, e cila është suveniri që mund të marrë çdo vizitor. Një foto e shkrepur ashtu si edhe Mili fotografoi Piccason.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme