Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar familjen Hoti, me rastin e ndarjes nga jeta të familjarit dhe artistit të mirënjohur Shaqir Hoti.
“E nderuar familje Hoti,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëfamiljarit tuaj, artistit dhe instrumentistit shumëdimensional, z. Shaqir Hoti.
Jemi rritur nën tingujt e ëmbël të flautës, fyellit e kavallit të Bacës Shaqë. Këta tinguj epik ishin ninullat tona, frymëzim i brezave kundrejt trashëgimisë kulturore dhe vlerave autoktone të popullit tonë.
Duart e arta të Bacës Shaqë punuan nga argjila edhe Okarinën mijëra vjeçare ilire e fryma e tij ringjalli zërin e këtij instrumenti autokton të paraardhësve tanë.
Bashkëndjejmë dhimbjen e madhe me familjen tuaj, miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbarë komunitetin artistik, për humbjen e njeriut të dashur, kompozitorit, instrumentistit dhe mjeshtrit të rrallë të instrumenteve frymore tradicionale.
Bacën Shaqë do ta kujtojmë përmes tingujve të tij dhe do t’i jemi mirënjohës për opusin e begatë muzikor, që na e la trashëgim. Qoftë i përhershëm kujtimi për të!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Konjufca./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”