Me rastin e binjakëzimit të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë me shkollën “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë, Drejtoria për Arsim e Komunës së Prishtinës organizoi sot një koncert në Sallën e Kuqe në kryeqytet.
Në fjalën e saj, drejtoresha e shkollës “Prenk Jakova”, Violeta Krasniqi, tha se arti e kultura janë ato që forcojnë lidhjen mes dy shkollave.
“Ky koncert na bind se arti dhe kultura na forcon edhe më shumë shpirtërisht. Mesazhi më i mirë është arti”, tha Krasniqi.
Po ashtu, nxënës të të dy shkollave performuan pjesë të ndryshme artistike.
Kishte edhe mysafirë nga Shqipëria. Prezent ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, drejtoresha e Arsmit në Prishtinë, Arbërie Nagavci, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë të Prishtinës.
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...