Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të projektit të UNDP-së në Kosovë “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të Trashëgimisë Kulturore”.
Ministrja theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe implementimin e suksesshëm të projektit, i cili përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore ka pasur të integruara tre komponenta, që përfshijnë, përpos trashëgimisë së paluajtshme, edhe trashëgiminë shpirtërore, si dhe komponentën e promovimit dhe edukimit.
Ministrja në ceremoninë e organizuar deklaroi se MKRS-ja vlerëson lart bashkëpunimin me UNDP-në, në veçanti procesin e konsultimeve në përzgjedhjen e aseteve të trashëgimisë kulturore, ku përzgjedhja ka përfshirë brenda vetes kategori të ndryshme të trashëgimisë së paluajtshme, si: ura, kinema, muze, shkolla, kisha, e varreza.
Ministrja Dumoshi theksoi edhe rëndësinë e projekteve që janë zbatuar i kanë kontribuar diversitetit dhe përfshirjes të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Në fund Ministrja Dumoshi u zotua që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është e gatshme që në të ardhmen të ofrojë bashkëpunimin në funksion të mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore./arbresh.info*
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin