Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe, po reagon ndaj një ndërtimi që është duke zhvilluar komuna e Prizrenit, por që sipas kësaj organizate ndërtimi është duke u bërë pa pëlqminin e Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sportit.
Është fjala për ndërtimin e bibliotekës në afërsi të shkollës së vjetër “Ryzhdije”.
“Në bazë të informatave të marra nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve rezulton se ky dikaster ende nuk e ka dhënë pëlqimin përfundimtar për projektin e ndërtimit të Bibliotekës. Ndërkohë në saje të vëzhgimit në terren shihet se tashmë punimet në këtë hapësirë kanë nisur”, thuhet në reagimin e EC Ma Ndryshe.
Në shkresën elektronike të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore të MKRS-së, të cilën e ka siguruar edhe EC Ma Ndryshe, theksohet se kjo ministri ka shqyrtuar projektin e dorëzuar nga Komuna e Prizrenit, konform rekomandimeve të Komisionit ku është kërkuar rishikimi dhe plotësimi i projektit.
“I njëjti projekt nuk është plotësuar në tërësi. Për këtë kemi kontaktuar me drejtoritë përkatëse të Komunës, dhe me gjithë vullnetin dhe zotimin e tyre projekti ende nuk është dorëzuar i plotësuar. Si i tillë nuk është i miratuar nga MKRS”, thuhet në shkresën e MKRS-së.
MKRS ka konfirmuar po ashtu se është informuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren për fillimin e punimeve dhe se tashmë ka pranuar edhe raportin e parë të vizitës në terren.
EC Ma Ndryshe përkujton se ish-shkolla e Ryzhdijes është pronë e mbrojtur e Trashëgimisë Kulturore, në listën e mbrojtjes së përkohshme të MKRS-së, dhe se si e tillë meriton që të ketë një kujdes më të shtuar nga institucionet.
Për këtë arsye EC Ma Ndryshe i bën thirrje Komunës së Prizrenit që të ndërpresë menjëherë të gjitha punimet në ndërtimin e bibliotekës dhe të ndjekë rrugën ligjore të pajisjes me pëlqime nga institucionet kompetente.
Në anën tjetër kjo organizatë thotë se Qeveria e Kosovës duhet të reagoj me veprime konkrete në mënyrë që të sigurojë ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në këtë zonë të mbrojtur.
“EC Ma Ndryshe” në korrik të vitit 2013 ka nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, përkrahur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Projekti do të vazhdoj me monitorimin dhe publikimin e të gjeturave në sektorin e urbanizimit dhe planifikimit hapësinor, sikurse edhe me adresimin e përgjegjësisë institucionale.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...