Komedia kosovare “një shfaqje teatri me 4 aktorë me disa derra me disa lopë me disa kuaj me një kryeministër me një milka e me disa inspektorë vendës e ndërkombëtarë” do të shfaqet para publikut në Bern të Zvicrës, në teatrin Schlachthaus, me datat 20, 21 dhe 22 janar.
Në të luajnë aktorët e mirënjohur kosovar, Adrian Morina, Ernest Malazogu, Shengyl Ismaili, Shpetim Selmani, si dhe dy muzicientët e shkëlqyeshëm, Art Lokaj e Drin Tashi.
Sipas një komunikate të Qendrës Kinematografike të Kosovës, tekstin e kësaj komedie e ka shkruar një cinik kosovar, kurse regjinë e ka bërë Blerta Neziraj. Shfaqja është realizuar nga Qendra Multimedia, e cila në teatrin Schlachthaus të Bernit ka shfaqur para dy vitesh edhe komedinë “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”.
Komedia “një shfaqje teatri me 4 aktorë…” është dhënë me shumë sukses në Kosovë si dhe ka pasur edhe një prezantim në Zagreb, në teatrin ZKM. Në Festivalin Kombëtar të Teatrove në Ferizaj, ajo është shpërblyer me çmimet kryesore; për shfaqjen më të mirë, për regjinë më të mirë si dhe për aktorët më të mirë.
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media
“Është zbehur festimi i festave kombëtare”-Historiani përmen...