Koleksionistët e mbeturinave në Ankara të Turqisë, kanë hapur një bibliotekë publike të përbërë tërësisht nga librat e destinuar për deponitë e mbeturinave.
Ata filluan të mblidhnin libra të ndryshëm të cilët njerëzit kishin vendosur t’i gjuanin, transmeton arbresh.info
E gjithë kjo ka ndodhur për një muaj, ku punëtorët vendosën që librat e gjuajtur t’i grumbullonin dhe më pas të hapnin një bibliotekë, e për t’u bërë akoma më e lehtë, banorët sapo dëgjuan vendosën që të dhuronin librat të cilët më nuk u nevoiteshin dhe kështu në shtator të vitit të kaluar, biblioteka e vendosur në rrethin e Çankaya në Ankara, ishte e gatshme për lexuesit.
“Kemi filluar të diskutojmë idenë e krijimit të një biblioteke nga këto libra, idea gjeti mbështjen e të gjithëve dhe projekti u realizua”, tha Kryetari i Qeverisë Lokale në Çankaya, Alper Tasdelen, i cili mbikëqyri hapjen e bibliotekës.
Sot, biblioteka ka mbi 6,000 libra ku përfshihen librat për fëmijë, libra komikë dhe një seksion i tërë librash për kërkime shkencore.
Librat në anglisht dhe frëngjisht gjithashtu janë në dispozicion për vizitorët dygjuhësh.
Biblioteka është e vendosur në një fabrikë të tullave e cila ishte e zbrazët ku koridoret e saj të gjata ishin hapësirë ideale për krijimin e saj.
Librat jepen në baza dyjavore,dhe ka interesim të jashtëzakonshëm të fëmijë të punonjësve komunalë dhe nxënësve të shkollave të afërta.
Kjo bibliotekë ka poashtu një hapsirë për lexuesit dhe bordet e shahut ku ata mund të shërbehen poashtu edhe me nga një filxhan çaji.
“Para kësaj, kam dashur që të kisha një bibliotekë në shtëpinë time. Tani kemi një bibliotekë këtu”, tha Serhat Baytemur, një koleksionist 32-vjeçar i mbeturinave./arbresh.info/
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...