Google ADS

KKTK reagon ndaj rrënimit të objekteve të trashëgimisë kulturore

13:54 | 8 Qershor 2016
Arbresh.info
Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), shpreh shqetësim rreth dëmtimit të vazhdueshëm të objekteve të trashëgimisë kulturore në Republikën e Kosovës si dhe në zonat e mbrojtura me ligj.
“Rastet e fundit në zonën historike të Prizrenit, e veçanërisht dëmtimi i objekteve në rrugën Marin Barleti që përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një vajze të vogël, paraqet shqetësim serioz andaj: KKTK, shpreh keqardhje për humbjen e jetës se tre vjeçares dhe lëndimin e dy personave të tjerë”, thuhet në këtë njoftim.

KKTK, kërkon nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Kulturës, Kuvendet e Komunave, si dhe institucionet tjera që kanë obligim ligjor mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të marrin masat e nevojshme akute, në mënyrë që asetet e trashëgimisë kulturore që janë nën mbrojtje si dhe zonat historike, të kenë trajtimin e duhur profesional në fushën e konservimit-restaurimit dhe mbrojtjes juridike.

Që të mos përsëriten raste të tilla tragjike në të ardhmen, me ngulm kërkojmë që këto institucione si prioritet urgjent të kenë angazhimin dhe kujdesin e shtuar ndaj trashëgimisë kulturore në përgjithësi dhe Objekteve të rrezikuara në veçanti. Është e pakuptueshme vazhdimi i gjendjes aktuale dhe akuzat ndër institucionale përderisa nuk ndërhyhet me masa preventive në objektet e trashëgimisë kulturore, në mënyre që të ndërpritet shkatërrimi i tyre, sepse përgjegjësitë institucionale janë të përcaktuara me ligj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme