Shkrimtari Kim Mehmet është vlerësuar me çmimin e madh të Karrierës në edicionin e 21 të Panarit të Librit.
Shkrimtari është vlerësuar me romanin “Pusi” nga Mapoedition me motivacionin “Për stilin origjinal në krijimin e polifonisë artistike që karakterizon romanin “Pusi” si dhe gjithë veprat e tij letrare”. Më herët Mehmeti pati gjatë këtij panairi dhe promovimin e kolanës së plotë të veprës së tij nga Logos A.
Çmimi për krijimtarinë origjinale më të mirë të vitit shkoi për autorin Brajan Sukaj për romanin “Ciklopi” me motivacionin :”Për ndjeshmërinë e thellë njerëzore përmes një ligjërimi sa real aq edhe fantastik”. Çmimi për përkthimin më të mirë shkoi për Donika Omarin për përkthimin e romanit “Nga ana e princeshës së vdekur” të autores Kenize Mourand me motivacionin “Për shqipërimin dhe gërshetimin mjeshtëror të identitetit gjuhësor e artistik”.
Çmimi inkurajues iu dha dy krijuesve të rinj Iva Nikolli me romanin “Vetëm për ty” dhe Flogerta Krypi me romanin “Gjithçka rreth asgjësë”. Poeti Zef Skiro Di Maxho u vlerësua me çmimin special për “Poema Arbëreshe”. Kurse çmimin për shqipërimin më të mirë nga gjuha franceze i shkoi Ilia Lëngun, për përkthimin e veprës “Të drejtët” nga Albert Camy.
Mehmeti: Vetëm 90 minuta hapësirë në ditë në një televizion ...
Zgjedhjet 2025, Kurti: Nuk humbim kohë me të tjerët, synojmë...
Vullneti – Drilonit: Pas Big Brother t’i do ta lësh boksin d...
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të pla...
Gjykata e Lartë pranon të shqyrtojë çështjen e TikTokut
Gjermania dyfishon eksportet e armëve në Ukrainë dhe i përgj...