Khaled Hosseini, shkrimtari që rrëfen bukuritë dhe dhimbjet e jetës në Afganistan

21:39 | 6 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Khaled Hosseini, u lind me 4 mars 1965 dhe konsiderohet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenjë dhe më të lexuar të kohës sonë.

Përmes tri romave të tij, të përkthyera edhe në gjuhën shqipe, ai rrëfen në mënyrë të mahnitshme dhe të ndjeshme historinë e jetës në Afganistan, shkruan portali arbresh.info

I përkthyer në 70 vende të botës, Hosseini në romanet e tij, në mënyrë të veçantë shtjellon edhe rolin e gruas në Afganistan.

Romani i tij i parë është “Gjuetari i Balonave”, i cili fillimisht ishte shkruar si tregim i shkurtër, në të cilin paraqitet jeta e dy fëmijëve në Kabul. Romani fokusohet kryesisht në marrëdhëniet prindër-fëmijë.

Ja disa thënie nga romani ‘Gjuetari i balonave’

Ka vetëm një mëkat. Një të vetëm. Vjedhja. Çdo mëkat tjetër është vetëm një variant i vjedhjes.
Kur vret një njeri, i ke vjedhur jetën. Vjedh të drejtën e gruas për të pasur një burrë, u vjedh fëmijëve babanë. Kur i thua një gënjeshtër dikujt, i vjedh të drejtën për të njohur të vërtetën. Nëse tradhton, i vjedh të drejtën për besnikëri.

***

Ishte vetëm një buzëqeshje, asgjë më shumë. Nuk ndryshoi shumë gjëra. Nuk ndryshoi ndonjë gjë. Vetëm një buzëqeshje. Diçka e vogël. Një gjethe në pyll, që dridhet nga rrahja e krahëve të një zogu të trembur. Por do ta pres. Me krahë të hapur…

***

Dhemb më shumë të kesh e të humbasësh, sesa të mos kesh fare

***

Fëmijët nuk janë si librat për ngjyrosje. Ti nuk mund t’i mbushësh ata me ngjyrat e tua të preferuara.

Pas romanit “Gjuetari i balonave”, Hosseini vjen me një tjetër rrëfim rrënqethës për jetën në Agfanistan, në të cilin përshkruan traditat e vendit të shkatërruar nga ekstremizmi. Historia e grave, rregullat e ashpëra, fatet e trishta dhe jeta e diktuar në Afganistan, bënë që romani i tij i rradhës “Një mijë djej vezulluesh” të pritej mirë nga lexuesit në mbarë botën.

Disa thënie nga ky roman…

Ashtu si shigjeta e busullës që tregon gjithnjë veriun ashtu edhe gishti akuzues i një burri tregon gjithmonë një grua. Gjithmonë. Mbaje mend këtë

***

Një shoqëri nuk ka asnjë shans për sukses nëse gratë e saj janë të paarsimuara

***

Nga të gjitha vështirësitë që një personi i duhet të përballet me to, asnjëra nuk është më dënuese sesa thjesht akti i pritjes

***

Martesa mund të presë, edukimi jo

***

E kaluara mbahej vetëm nga një urtësi, që dashuria ishte gabim i madh, ndërsa shpresa, një iluzion e pabesë

 

Hosseini më pas i ofrohet lexuesit dhe me një tjetër roman, që s’ka se si të mos e lexosh me një frymë. Në romanin “Dhe Malet Oshëtijnë”, ai shpalos me një ndjesi mënyrën se si familjarët mbështesin tradhëtinë, lëndimin, nderojnë dhe sakrifikojnë për njëri-tjetrin. Romani fillon me një përrallë që babai u rrëfen fëmijëve të tij, një përrallë e cila më pas do lidhet me fatin e dy personazheve. Në këtë roman, autori nuk përshkruan vetëm Afganistanin, por kalon përtej kufijve duke shkruar në Europë dhe Amerikë, ku bën edhe një ndërlidhje me të tashmes dhe të shkruarës, të cilat sipas tij janë të lidhura ngushtë.

Disa pjesë të shkëputura nga ky roman

Unë dyshoj se në vërtetë jemi duke pritur, të gjithë ne, përkundër shanseve të pakapërcyeshme, për diçka të jashtëzakonshme që të ndodhë me ne.

***

Bukuria është një dhuratë e madhe dhe e pakontestueshme, e dhënë rastësisht, budalla

***

Sjellja njerëzore është e çrregullt dhe e paparashikueshme dhe nuk ka  simetri të përshtatshme

***

Kam jetuar gjatë dhe një gjë e kam kuptuar se një person mund të shërbehet mirë nga një shkallë e përulësisë dhe bamirësisë kur gjykon veprimet që bën nga zemra një person tjetër./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme