Google ADS

Këta janë fituesit e “Zambaku i Prizrenit”

07:51 | 1 Shtator 2016
Arbresh.info

Edicioni i 28 i festivalit të këngës së vjetër qytetare, “Zambaku i Prizrenit”, është përmbylluar me vlerësimin se disa këngë të këtij edicioni do të këndohen dhe mbahen mend gjatë.

Sipas traditës së festivalit kënga fituese konsiderohet kënga që vlerësohet nga publiku, e kjo ishte kënga“Sa të dua o Prizren”, kompozim i Tomor Berishës,kënduar nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata, me orkestrim të Tomor Berishës dhe tekst të Hivzi Krasniqit. Kësaj kënge tradicionalisht i takon Mikrofoni i artë.

Në anën tjetër juria: Kristë Lekaj, Sami Piraj dhe Shkumbin Krasniqi ndanë tri çmimet e festivalit, të cilat iu takuan pesë këngëve, sepse vendi i dytë dhe i tretë u nda nga dy këngë.

Sipas një njoftimi të organizatorëve, çmimin e parë të jurisë e mori “Kënga e zemrës” e kompozitoritVeton Perrollit, e kënduar ngadueti Hysen Kafexhiu dhe Frida Toçi, me orkestrim të Edon Ramadanit dhe me teskt të Musa Bushranit. Vendin e dytë juria ua ndau dy këngëve: “Malli im”, kompozim i Isa Jakupit, kënduar nga Ylberina Avdyli, me orkestrim të Tomor Berishës e teskt të Asdrenit dhe “Me trille të ëmbla ma more zemrën” kompozim i Zyhni Beqirajt kënduar nga Olta Juba, me orkestrim të Ylli Ramzotit e tekst të Albana Fanit. Edhe vendin e tretë juria ia ndau këtyre dy këngëve: “Sa të dua o Prizren” (e cila e fitoi çmimin e publikut), kompozim i Tomor Berishës, kënduar nga Majlinda Cikaçi e Sahit Vata, me orkestrim të Tomor Berishës dhe teskt të Hivzi Krasniqit dhe këngës “Seni Oldum”, kompozim i Hisein Kazaz e kënduar nga Tolga Kazaz me orkestrim të Tomor Berishës dhe teskt të Ahmet Aliut.

Në edicionin e 28 gjithashtu u nda edhe çmimi për tekst më të mirë. Etleva Tafa dhe Osman Goranci si tekstin më të mirë e vlerësuan “Këngën e zemrës” të autorit Musa Bushrani. Vlen të theksohet se edhe gjatë kohës sa juria vendosi për ndarjen e çmimeve, të pranishmit dëgjuan muzikë live nga këngëtarët: Denik Prizreni, Artan Bakija dhe Kastriot Marku, ndërsa, e jashtëzakonshme ishte paraqitja e orkestrit me melodinë e njërës ndër perlat e festivalit “O Zambaku i Prizrenit” dhe sidomos Menan Kiseri me kitarë.

Anëtari i jurisë Sami Piraj tha se disa këngë të këtij edicioni do të këndohen dhe mbahen mend gja

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme