Profesori i Fakultetit të Arteve, Xhevdet Pantina, ka paraqitur kërkesën për inicimin e procedurës për shkarkimin e dekanit të këtij Fakulteti, Agim Selimi, me pretendimet se ky i fundit ka bërë shkelje ligjore dhe falsifikim të dokumenteve. Këshilli i Fakultetit pritet që sot ta shqyrtojë këtë kërkesë. Selimi thotë se Pantina po shantazhon
Mbi pretendimet se dekani i Fakultetit të Arteve, Agim Selimi, ka kryer shkelje ligjore dhe ka bërë falsifikim të dokumenteve është paraqitur kërkesa për inicimin e shkarkimit të Selimit.
Këtë kërkesë në Këshillin e këtij Fakulteti e ka paraqitur profesori i arteve, Xhevdet Pantina, i cili pretendon se ka fakte të mjaftueshme për këto shkelje.
Ndërsa dekani, Agim Selimi, i ka mohuar këto akuza, duke thënë se pret që Këshilli i Fakultetit të enjten ta shqyrtojë këtë kërkesë.
Gazeta “Zëri” ka siguruar kërkesën e profesorit Pantina.
Pantina: Kam fakte për shkelje dhe falsifikime nga dekani
Profesori, Xhevdet Pantina, ka thënë për “Zërin” se është i vendosur që t’i luftojë parregullsitë dhe shkeljet në këtë Fakultet.
“Kam dokumente të mjaftueshme që i dëshmojnë këto shkelje dhe falsifikime, të cilat nesër do t’ia paraqes Këshillit të Fakultetit”, ka deklaruar Pantina
Kurse, në kërkesën për inicimin e procedurës së shkarkimit të dekanit Agim Selimi, profesori Pantina ka thënë se këtë kërkesë po e bën me qëllim të ndërprerjes së kundërligjshmërisë në këtë Fakultet…
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...