Google ADS

Kërkohet anulimi i vendimit për çmimet vjetore për teatër

11:52 | 30 Mars 2015
Arbresh.info

Vendimi i jurisë së Ministrisë së Kulturës për të mos e ndarë Çmimin Vjetor për Teatër në kategorinë “Çmimi për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar” është shkelje ligji dhe kjo juri nuk ka marrë në konsideratë punën e krijuesve që me produksionet e tyre teatrore janë përfaqësuar në festivale ndërkombëtare, shkruan sot KD.

I tillë është reagimi i qendrës “Multimedia” dhe teatrit laborator “Loja”, pas vendimit të jurisë së themeluar nga MKRS-ja, që në Ditën Botërore të Teatrit – më datë 27 mars- të nderojë vetëm regjisoren Melihate Qena me çmimin për vepër jetësore. Po ashtu në 10-vjetorin e vdekjes së aktores Melihate Qena, ajo është kujtuar nga artistët e mbledhur në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

E për katër çmime tjera nuk ka pasur fitues. Juria s’ka mundur të gjejë shfaqjen më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin ose aktoren më të mirë dhe shfaqjen më të mirë për përfaqësim ndërkombëtar. Për mosndarjen e këtij të fundit, “Multimedia” dhe “Loja”nëpërmjet një deklarate për medie, të dielën, e kanë quajtur jo të ligjshëm vendimin e jurisë.

Përfaqësuesit e të dyja këtyre qendrave që merren me produksione teatrore, kanë kërkuar nga ministri i Kulturës, Kujtim Shala, të anulojë vendimin e jurisë, të shkarkojë atë dhe të emërojë një përbërje tjetër kredibile të jurisë profesionale.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur të premten në hollin e TKK-së, për vendimin e jurisë që pos për vepër jetësore të mos ndahen çmimet tjera për 2014-n, aktori Bislim Muçaj – i cili ishte anëtar jurie, bashkë me Agim Selimin, Musa Ramadanin, Besim Rexhajn e Naser Shatrollin- kishte thënë se këtë edicion prurjet teatrore ishin shumë të pakta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme